Vendosni fjalën kyçe....

Holanda ndau Shqipërinë nga Maqedonia, Monika Kryemadhi: Për Ramën s’është lajm i keq


Në një konferencë me gazetarët, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ka cilësuar si lajm shumë të keq dokumentin e qeverisë holandeze për Shqipërinë.

Por sipas saj për kryeministrin Edi Rama mund të mos jetë lajm i keq.

“Edhe Holanda e ndau Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, është lajm i keq për Shqipërinë, ndoshta për qeverinë Rama s’është lajm i keq se ndihet komod, rruga e Shqipërisë për Ramën s’është Evropa por janë drejtimet e paditura.

Për ne e Shqipërinë është lajm i keq se domethënë që procesi i integrimit evropian po largohet çdo ditë e më shumë nga sytë e shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

Sipas Hollandës, rezultatet që KE raporton për Shqipërinë konsiderohen jo bindëse dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me vendin tonë nuk konsiderohet me vend gtë bëhet tani shpejt, por pasi Shqipëria të plotësojë të gjitha kushtet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *