Autoritetet amerikane do të rrisin sigurinë në Shtëpinë e Bardhë me një gardh të ri i cili do të rrethojë të gjithë kompleksin.
Masa u konsiderua e nevojshme për shkak të frikës nga trazirat e mundshme masive mbi rezultatet e zgjedhjeve.
Gardhi u përshkrua nga burimet si ‘jo i shkallëzuar’, njoftoi Geoff Bennett i NBC News. Ai do të përfshijë Elipsin dhe Sheshin Lafayette, tha ai, duke shtuar se përveç kësaj, 250 roje kombëtare do të jenë në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo trazire. CNN konfirmoi lajmin.
Rritja e sigurisë është në përgatitje të ditës së zgjedhjeve dhe protestave masive dhe trazirave që mund të pasojnë, veçanërisht nëse rezultati nuk është i sigurt menjëherë.
Shumë pronarë biznesesh në qytete të mëdha amerikane, përfshirë Uashington DC, kanë pritje të ngjashme pesimiste dhe kanë marrë masat për mbrojtjen e dyqaneve kundër vandalizmit dhe plaçkitjes së mundshme.