Kosova ka raportuar për të disatën ditë radhazi një numër të lartë viktimash lidhur me Covid-19.
Sipas autoriteteve shëndetësore të Prishtinës zyrtare, në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 viktima lidhur me koronavirusin e ri duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 705.
Nga 1621 testime të kryera, janë zbuluar 334 raste të reja më Covid-19, thuhet në njoftimin zyrtar.