Vendosni fjalën kyçe....

LSI i kthehet Veliajt, Kërpaçi publikon videon: Nxirr kartelën që tregove sot


Ish-deputetja e LSI-së, Kërpaçi, i është kthyer Veliajt pas deklaratave të këtij të fundit se kryetarja e LSI-së, Kryemadhi kishte mashtruar lidhur me ndryshimin e pronësisë së gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në Tiranë.

Kërpaçi ka publikuar një video ndërsa i kërkon Veliajt që të publikojë kartelën e nxjerrë sot me datën e sotme, jo atë që publikoi më herët.

“Erion Veliaj, kjo është kartela e dalë me datë 28.10.2020, mund ta kthesh dhe ti kartelën që nxorre sot me datën e sotme?” – thotë Kërpaçi.

Më herët kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, deklaroi se kryebashkiaku Veliaj i kishte ndryshuar pronësinë ‘Sami Frashërit’ duke publikuar një dokument duke shtuar se ai kishte lejuar tjetërsimin e pronës ku është ngritur shkolla në fjalë.

Po kështu ajo e akuzoi Veliajn se kishte mashtruar lidhur me rindërtimin e shkollës në fjalë duke thënë se për të nuk është çelur asnjë tender.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *