Italia vijon të regjistrojë shifra të frikshme të personave të infektuar me Covid-19. Në shtetin fqinj në 24 orët e fundit ka 28.244 raste të reja me koronavirus, në 182.287 tamponë të kryer, ndërkohë që një ditë më parë ishin 22.253 persona.
Edhe numri i të vdekurve është rritur, 353 persona kanë humbur betejën me virusin e tmerrshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 39.412 numrin total. Të shëruarit në 24 orë janë 6.258 duke e çuar në 302.275 numrit total. Rajoni më i nxehtë mbetet Lombardia me 6.800 raste të reja, më pas është Campania me 3 mijë raste, pastaj Lazio me 2.209.