Vendosni fjalën kyçe....

Naftëtaret e Ballshit 20 ditë në grevë: Tmerr i vërtetë, vetëm shpresa për lekët na ka mbajtur gjallë


Sot gratë naftëtare të Ballshit kanë hyrë në ditën e 20-të të grevës së urisë dhe gjendja shëndetësore e tyre sa vjen e rëndohet.

Prej tre ditësh për shkak të pandemisë, indermierët nuk kanë shkuar më t’i mjekojnë dhe gratë naftëtare janë detyruar të kujdesen vetë për njëra-tjetrën.

“Tmerr i vërtet, kur thua ti dita e 20, unë them 20 ditë që i kam kthyer krahët shtëpisë për çfarë ia ktheva krahët shtëpisë, fëmijëve, bashkëshortit? Për çfarë ia ktheva?! Për kauzën, për bukën e gojës. Të gjithë shqiptarët e dinë që ne jemi këtu për bukë dhe jo për parti. Nuk dua t’ja di për partitë fare unë, dua të punoj të ushqej fëmijët. Unë dua që zoti kryeministër të realizojë atë që më ka thënë para tre vjetëve dhe kjo shpresë më ka mbajtur gjallë: që lekët ju naftëtarët do t’i merrni.

Por si kemi marrë akoma. Vajta në protesta, gjithë ato peripecira, përfundova këtu. Pse përfundova këtu? Se jam pa bukë. Duam bukën e fëmijëve. Zoti kryeministër të na japë zgjidhje sa më parë. Të vemi t’i çojmë bukë fëmijëve. 20 grevë këtu. Jam shumë e bindur se ne s;kemi asnjë të ardhur. Uzina jonë ishte vetëm për të ushqyer familjet e Ballshit, Patozit, Fierit. Tani jemi pa bukë. Kauza është e drejtë.”- tha një nga gratë naftëtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *