Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë në mesnatë në “Don Bosko”


Një person ka mbetur i plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri që janë regjistruar në orët e mesnatës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos”. Policia thotë se një 31-vjeçar nga Laçi është paraqitur në Spitalin e Traumës, me një plagë arme në këmbë.

I riu pasi është marrë në pyetje, por nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë. Ai ka deklaruar se nuk e ka parë autorin.

 “Me datë 02.11.2020, rreth orës 23:05, është njoftuar Salla Operative se në spital është paraqitur shtetasi L.H., 31 vjeç, i dëmtuar në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

31-vjeçari ka kallzuar se në rrugën “Don Bosko”, është plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person ende i paidentifikuar.”- thotë policia.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *