Vendosni fjalën kyçe....

Rama ironizon Kryemadhin: Edhe Covidi i druhet, vetëm Luli s’e ka kuptuar


Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila tha sot në një konferencë për gazetarët se “LSI-në nuk e zë Covid-19”.

Ai iu përgjigj Kryemadhit me ironi duke thënë se “edhe virusi i druhet LSI-së” por “vetëm Luli nuk e ka kuptuar këtë”.

 “Është vërtet për të ardhur keq, Covid është diçka shumë serioze për të bërë humor, por kur Monika thotë që LSI nuk e zë covid, ofron një tjetër mirësi, nga mirësitë e LSI-së që ofronte patenta për leje drejtimi të makinave për persona nën moshën e lejuar nga ligji në formën e mirësive në këmbim të votës. Në këmbim të mirësisë tjetër, apo ofronte vende pune për infermierë që s’kishin bërë shkollën dhe nuk dallonin gjilpërën nga gozhda, apo ofronte diploma.

LSI ka furnizuar me diploma në këmbim të pjesëmarrjes në ato tallavatë me tigan ku hidhen përpjetë karkalecat dhe ofrohet një e ardhmen e ndritur.

Tani ofron bashkimin me LSI-në për të mos u prekur nga Covid duke lënë të kuptohet që edhe virusi i druhet LSI-së kur i afrohet. Vetëm Luli nuk e ka kuptuar akoma këtë”, tha Rama.

Rama e konsideron injorancë nga ana e Kryemadhit, që sipas tij pret të gjejë shpëtimin nga virusi në kisha e në xhamia në vend që ta kërkojë tek mjekësia.

“Shpëtimin e kërkon në kisha e xhamia, jo në shkencë. Apo insiston që LSI-në nuk e zë virusi. Shpërthimi i kësaj injorance në mjedisin publik përmes zërit të individëve që kanë mandate përfaqësimi si kryetarë partish apo si zëdhënës të një komuniteti të caktuar zgjedhësish, është një flamë jashtëzakonisht problematike, në kushtet ku ne duhet të ballafaqohemi me ide, argumente, fakte e shifra”.- shtoi më tej kryeministri.

Kryemadhi këtë paradite, e bëri deklaratën ironike se “LSI është immune nga Covidi” si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të Ramës, se Basha është i pazoti të kontrollojë aleaten e tij në deklaratat për Covidin.

“Çështja e aleates së zotit Basha të jetë i bindur se LSI-në nuk e zë asnjëherë virusi, edhe nëse e kalon ndonjërin tangent e kalon pa pasoja, kështu që mos ia ketë frikën LSI, se LSI-ja është me imunitet top”, tha Kryemadhi e cila shtoi se situata e pandemisë është emergjente dhe problemi qëndron tek menaxhimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *