Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Lekët e konviktit do u kthehen studentëve, kjo është situatë lufte


Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje studentëve lidhur me shqetësimin e tyre për konviktet e paguara, pas protestave kundër mësimit online.

Rama tha se të gjitha paratë do t’u kthehen ndërsa theksoi se edhe vende të tjera për shkak të pandemisë po e zhvillojnë mësimin online.

“Kjo situatë është situatë lufte, dhe nuk mund të planifikosh në plan afatgjatë dhe nuk vjen si rezultat i dëshirës, por i studimit përditë të kurbës dhe në të gjithë vendet, sot që flasim, rreth e rrotull bëhet online, ne nuk e kemi ndaluar mësimin, por që mësimi do të bëhet në distancë.

Të rinjtë transmetojnë COVID-in, se shumica janë asimptomatik dhe se nuk janë të prirur të respektojnë rregullat dhe marrin qafë njerëzit më vulnerabël në familje dhe natyrisht që tarifat e paguara për konviktet do të mbahen për muajt e tjerë nëse do të vijnë në konvikt ose do ju kthehen, se nuk është hotel privat nuk ka asnjë problem, por ajo që është e sigurt që nuk po bëjmë asgjë të vecantë nga sa bëjnë të tjerë. Të gjithë punojmë duke hedhur çdo ditë nga një hap, shikoni Francën”, tha Rama.

Mirëpo shqetësimi i vetëm i studentëve nuk ishin vetëm pagesa e konvikteve, por për pjesën më të madhe që jetojnë me qira – qiratë e parapaguara deri në 3 muaj.

Studentët gjithashtu e konsiderojnë të papërshtatshëm zhvillimin e të gjithë mësimit online, ndërsa konsiderojnë se kanë mbetur mbrapa nga viti i kaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *