Vendosni fjalën kyçe....

Rama për Rindërtimin: Lajm i mirë për Durrësin, më në fund gati marrëveshja me Emiratet e Bashkuara


Sot kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat ka folur lidhur me ecurinë e procesit të Rindërtimit.

Rama tha se në projekt buxhetin e vitit 2021 ka si prioritet adresimin e pasojave të tërmetit dhe të pandemisë. Për Rindërtimin sipas Ramës, janë parashikuar 28 miliardë lekë.

Përsa i përket planit të Rindërtimit për qytetin e Durrësit, Rama tha se më në fund kanë arritur në një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe, për investime direkte në zonat e prekura. Ai shton se po punojnë dhe për marrëveshje të reja.

Sot kishim planifikuar të flisnim për Shëndetësinë. Por për fat të keq mbrëmë ministrja humbi babanë kështu që seancën për Shëndetësinë do ta zhvillojmë jabvën e ardhshme. Ndërkohë e pamë të udhës të fokusohemi tek Rindërtimi për një përditësim të programit i cili po ecën me ritme shumë të larta dhe natyrisht për të folur dhe për impaktin e programit në ekonomi dhe në punësim.

Siç e dini programi adreson një program të mprehtë për mijëra familjeve dhe kërkon një përfshirje masive të të gjithë kompanive të ndërtimit dhe përfshirje në punë të një numri të konsideruar individësh.

Edhe buxheti i vitit 2021 vazhdon të afresojë pasojat e tërmetit dhe fatkeqësinë tjetër të madhe. Goditjen e shoqërisë sonë, njerëzve tanë nga Covid-19.

Për programin e Ri parashihen 28 miliardë lekë për buxhetin e vitit që po hyn. Është parashikuar dhe fondi në vazhdim prej 1.5 miliard lekësh për bonusin e qirasë për familjet që do vijojnë të jetojnë në kushte shtëpie deri ditën që do jetojnë në apartamente të reja.

Janë 34 milionë lekë të buxhetit të vendosura në dispozicion të rindërtimit, prej të cilave 32 milionë janë të alokuara plotësisht, nga këto deri në fillim të tetorit janë 70 milionë dollarë të derdhura dhe faktikisht bëhet fjalë për shtëpitë të cilat një masë përditë e më e konsiderueshme banorësh po marrin celësat. E gjithë pjsesa tjetër e shumës është në strukturat dhe themelet e shkollave të reja dhe instraktrukturës së lagjeve të reja të ngritura nga e para në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti. Padyshim qëllimi ynë mbetet që shtëpitë të jenë më të mira, më të forta dhe më të mëdha se shtëpitë e goditura nga fatkeqësia humbën.

Kemi zgjedhur një politikë të mirëfilltë strehimi për të gjitha kurorat që ishin bashkë në një kulm nga tërmeti, për të cilët do ndërtohen shtëpi të veçanta. Në shijak, në Laç në Durrës dhe në Fushë Krujë kemi tanimë një pamje evidende të një pune që shtrihet shumë përtej një Rindërtimi mekanik, sepse bëhet fjalë për një Rindërtim që niset nga bindja se kjo është një krizë që patjetër duhet kthyer në një mundësi.

Dhe kjo krizë po kthehet në mundësi për komunitete që do jetojnë në kushte krejtësisht të tjera, me standarde optimale. Mjafton të shikoni zhvillimet në Fushë Krujë, Laç, Kavajë e Shijak. Ndërkohë me Durrësin lajmi i mirë është se më në fund kemi përfunduar procesin e hartimit të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara dhe jemi gati për firmën përfundimtare për të cilën presim edhe pak ditë.

Ne po punojmë ngushtë me miqtë tanë në Emiratet e Bashkuar për një marrëveshje të re për investime direket në zonën e prekur.

Në zonën e Krujë-Vorë-Thumanë dhe Tiranë janë ndërtuar apo po ndërtohen 850 shtëpi individualë si dhe tre lagje të reja. Ashtu sikundër kemi faktikisht edhe një lagje të re në Krujë, për të cilën po punohet për shkak të terrenit sfidues dhe për të pasur një projekt që të jetë një prurje e re.

Në Shijak kemi 270 banesa individuale që sic parashikojmë do të jenë gati në fund të nëntorit me çatitë dhe brenda dhjetorit të gjitha familjet do të hyjnë për vitin e ri në shtëpi.

Ka filluar ndërtimi i 215 banesave në Manzë dhe banesave të para në Durrës”, tha Kryeministri.

Rama dha të dhëna edhe për Rindërtimin e shkollave të dëmtuara. Ai tha do akomodojë 14 mijë fëmijë në shkolla dhe në 26 nëntor do hapë “partinë e parë të shkollave që janë financuar nga buxheti i shtetit”.

 Kryeministri theksoi se brenda këtij viti parashikon që qeveria të ketë rindërtuar 37 objekte arsimore për të cilat do shpenzohen 40 milionë dollarë nga buxheti i shtetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *