Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Joseph Borrell ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin Edi Rama.
Zbardhjen e diskutimit në telefonatë me Ramën e ka bërë vetë Borrell.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Borrel shkruan se mirëpret angazhimin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën për anëtarësimin në BE.
“Unë e mirëpres angazhimin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e pranimit në BE. Siç diskutova me kryeministrin Edi Rama, është thelbësore të ruhet dinamika e marrëdhënies BE-Ballkan Perëndimor. Shqipëria luan një rol të rëndësishëm”-shkruan Borrell