Vendosni fjalën kyçe....

“S’dorëzohemi, të hapen universitetet” – Studentët mblidhen para Ministrisë së Arsimit


Studentët janë mbledhur sërish sot para Ministrisë së Arsimit. Kërkesat e tyre janë të njëjtat me ato të ditës së djeshme dhe janë të bëjnë me vendimin e qeverisë për mosnisjen e mësimit në auditore por zhvillimin e tij online si dhe mbylljen e konvikteve.

Ata janë mbledhur para ministrisë dhe bëjnë thirrje për nisjen e mësimit dhe hapjen e konvikteve duke qenë se kanë paguar për të.

Studentët kanë deklaruar se janë të hapur për mësimin online vetëm për sa u përket leksioneve, por jo seminareve.

Ndërkohë që thonë se mësimi është i mundur në rast se mbahet distanca dhe zbatohen rregullat e vendosura për frenimin e përhapjes së virusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *