Vendosni fjalën kyçe....

Shteti në Indi ndalon fishekzjarret: Të rrezikshme për të prekurit nga Covid-19


Shteti veriperëndimor i Rajasthan në Indi ka vendosur të ndalojë fishekzjarret, duke argumentuar se përdorimi i tyre rrezikon shëndetin publik mes pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit.

Ndalimi i shitjes dhe hedhjes së fishekzjarreve ka për qëllim mbrojtjen e pacientëve me Covid-19 dhe publikun e gjerë nga ‘tymi helmues që del për shkak të fishekzjarrëve’, shpjegoi shefi i kabinetit të kryeministrit të Rajasthan, Ashok Gehlot, në mediat sociale.

Zyrtari shtoi se tymi është një ‘rrezik shëndetësor’ për ata që vuajnë nga problemet me zemrën dhe frymëmarrjen.

Gehlot paralajmëroi specifikisht që njerëzit duhet të ‘shmangin’ hedhjen e fishekzjarreve gjatë Diwali, një festë vjetore Hindu, e njohur si ‘Festivali i Dritave’, që pritet të zhvillohet më vonë këtë muaj.

Ministri gjithashtu theksoi se fishekzjarret duhet të ndalohen edhe gjatë dasmave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *