Legjenda e Argjentinës dhe Napolit, Maradona, është shtruar në spital ditën e sotme.
Ai po u nënshtrohet analizave duke qenë se ka pasur probleme me aneminë dhe ka shfaqur lidhje të tejskajshme.
60-vjeçari është shtruar në një klinikë në qytetin La Plata, afër Buenos Aires, shkruan CNN.
Mjeku personal i Maradonës, Leopoldo Luque, i tha medias se trajneri i ekipit lokal La Plata kishte marrë pjesë vullnetarisht në një kontroll të përgjithshëm dhe nuk vuan nga Covid-19 apo probleme me frymëmarrjen.
Ish-sulmuesi e kaloi natën e së hënës në klinikën e Ipensas pasi kishte shfaqur probleme më herët për disa ditë me radhë, sipas L’Equipe.