Vendosni fjalën kyçe....

Sllovakia teston dy të tretat e popullsisë në dy ditë, por zbulon vetëm rreth 1% të infektuar


Ndërsa vendet në të gjithë botën po rrisin testimet për koronavirusin, Sllovakia arriti të testojë më shumë se 3.6 milionë njerëz, ose dy të tretat e popullsisë së saj në vetëm dy ditë.

Vendi vendosi testimin masiv pasi rastet e Covid-19 filluan të rriteshin muajin e kaluar. Operacioni i quajtur “Përgjegjësia e përbashkët”, është përpjekja e parë për testimin e popullit në shkallë të gjerë në Evropë.

Por sipas autoriteteve, vetëm pak më shumë se 1% e atyre që morën pjesë rezultuan pozitiv me koronavirus ose rreth 38,359 njerëz në total.

Programi u pilotua për herë të parë më 23 tetor në Orava dhe Bardejov, dy rajone me numrin më të lartë të rasteve Covid-19 në vend.

Qeveria inkurajoi të gjithë personat mbi 10 vjeç të marrin pjesë në programin vullnetar. Nga testimet përjashtoheshin personat mbi 65 vjeç që kalojnë pjesën më të madhe të kohës në shtëpi, personat me aftësi të kufizuara, pacientët me kancer, personat me imunitet dhe grupe të tjera vunerabël.

Ata që rezultuan negativë nuk duhet të respektojnë më kufizimet e rrepta për sa kohë që ata mund të provojnë statusin e tyre negativ me një certifikatë zyrtare. Ndërkaq, ata që rezultuan pozitivë do të vendosn në karantinë.

Sllovakia gjithashtu do të vazhdojë të jetë në gjendje të jashtëzakonshme. Në total, vendi ka raportuar 61,829 raste dhe 219 vdekje deri më tani.

Për të kryer testimet janë angazhuar 40 mijë mjekë, ekipe mbështetëse, ushtria si dhe vullnetarë, në 5000 pika të ngritura në mbarë vendin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *