Komisioneri për Zgjerimin, Varhelyi, ka zhvilluar një bisedë virtuale me kryeministrin Rama.
Ai e njofton këtë në faqen e tij në Twitter ku shkruan se me kreun e qeverisë ka folur rreth mbështetjet së BE-së në luftën kundër pandemisë Covid-19 si dhe për përgatitjet për Samitin e Sofies javën e ardhshme.
Zyrtari i lartë europian thekson se pret që Shqipëria të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së.
“Një ‘vizitë’ virtuale e Kryeministrit Edi Rama në Bashkimin Europian. Folëm punën e vazhdueshme për të finalizuar Kornizat Negociuese, mbështetjen në luftën kundër COVID19 si dhe përgatitjet për samitin e Sofies javën e ardhshme. Presim që Shqipëria të përparojë në rrugën e BE-së.” – shkruan Varhelyi në Twitter.