Vendosni fjalën kyçe....

114 të vdekur, mbyllen operacionet e kërkim-shpëtimit pesë ditë pas tërmetit në Turqi


Mbyllen të gjitha përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit pesë ditë pas tërmetit që goditi Turqinë.

Lajmin e bëri të ditur për publikun kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) Mehmet Gulluoglu.

Ai falënderoi punëtorët dhe vullnetarët që shërbyen në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit të njerëzve të mbetur nën rrënoja pas tërmetit, shkruan Anadolu Agency.

Të Premten, një tërmet me magnitudë 6.6 tronditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit Murat Kurum tha se puna për heqjen e mbeturinave ka filluar.

Ai i nxiti njerëzit që të inspektonin ndërtesat e tyre për rezistencën ndaj tërmetit.

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm i javës së kaluar ka shkuar në 114.

Deri në 137 të plagosur janë ende në spital duke marrë trajtim mjekësor, ndërsa 898 kanë dalë nga spitalet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *