Vendosni fjalën kyçe....

Biden: Jemi afër fitores, do punoj edhe për ata që nuk më votuan


Kandidati për President i SHBA-ve Joe Biden ka dhënë një fjalim pak para përfundimit të numërimit të votave.

Ai në fjalimin e tij shprehet si fitues pasi thotë se projeksionet e nxjerrin atë si pasardhësin e Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Biden tha se pasi të zgjidhet do punojë fort edhe për ata që nuk e votuan.

Ai shtoi se nuk do i trajtojë oponentët si armiq pasi presidenca është zyrë e kombit.

“Më shumë amerikanë dolën në votime dhe pse pandemia është ende nëpër këmbë. Mbi 150 milionë njerëz kanë hedhur votën, kjo është e jashtëzakonshme. Qeveria jonë është për njerëzit, kjo frymë është e gjallë, janë njerëzit ata që udhëheqin. Fuqia nuk duhet të merret, ajo rrjedh nga njerëzit. Vullneti i tyre e përcakton këtë gjë. Pas një nate të gjatë numërimi, ne po arrijmë fitore në disa shtete të rëndësishme. Jam këtu që kur të mbarojë numërimi të them dhe të sigurohemi se ne do të jemi fituesit. Jemi në kryesim në Michigan, një diferencë e madhe. Ndihem mjaft mirë për Pensilvaninë. Po fitojmë 78% të votave që po shkojnë me postë në Pensilvani. Ne kemi fituar shumicën e njerëzve në Amerikë. Kjo shumicë do të rritet. Çdo tregues po tregon që çdo votë po rritet çdo minutë e më shumë për ne.

Janë 70 milionë vota, jam krenar për këtë. Kjo është një arritje e madhe. Ka qenë një fushatë e gjatë dhe e vështirë, por ka qenë më e vështira koha që po kalon shteti ynë. Koha do të jetë për ne. Duhet ta dëgjojmë njeri-tjetrin përsëri, të kujdesemi, të bashkohemi si një komb. Kjo nuk është e lehtë. Nuk duhet t’i trajtojmë oponentët tanë si armiq. Ne s’jemi armiq. Presidenca është një zyrë e këtij kombi, dhe shërben për përkujdesjen e të gjithë amerikanëve. Do punoj fortë edhe për ata që nuk votuan për mua. Askush s’do na e marrë demokracinë nga duart. Nuk do e lejojmë këtë të ndodhi. Ne s’do rrimë të heshtur, s’do përçahemi. Kam sigurinë e plotë që do të jemi triumfues. Kjo s’do jetë vetëm fitorja ime, por për të gjithë amerikanët. S’do ketë shtete blu dhe të kuq, por shtete të bashkuara”, deklaroi Biden.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *