Ditën e djeshme e të sotme qindra protesta janë organizuar nga lëzizja Black Lives Matter në mbarë territorin e SHBA-së me më të mëdhatë në Uashington DC, Siatëll, Portland e Nju Jork.
Mijëra persona u shfaqën në rrugë duke bërë thirrje për largimin e dyshes Trump-Pence, për heqjen e financimeve ndaj policisë dhe për barazi racore.
Më shumë se 1.000 persona u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë, duke protestuar kundër presidencës së Donald Trump dhe duke bërë fushatë për barazi racore, ndërsa protesta më të vogla u zhvilluan diku tjetër në vend. Disa mbanin pankarta “Trump / Pence Out” ndërsa thërrisnin se presidenti ishte racist.
Në disa qytete ata u përplasën me mbështetësit e presidentit Trump dhe policinë duke bëreë që kjo e fundit të arrestojë dhjetëra persona.