Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joseph R. Biden e përfundoi fushatën e tij presidenciale të martën me një seri gafash duke ngatërruar mbesat e tij me njëra-tjetrën, si dhe duke prezantuar djalin e tij të ndjerë si të zgjedhur në senat.
“Unë dua t’ju prezantoj me mbesat e mia. Ky është djali im Beau Biden, për të cilin shumë prej jush ndihmuat në zgjedhjen e tij në Senat në Delaware”– tha Biden me krahun rreth mbesës Finnegan, citon Washington Times.
Beau Biden, i cili vdiq nga kanceri i trurit në vitin 2015, u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm i Delaware në vitin 2006 dhe në 2010-ën por asnjëherë nuk kandidoi për Senat.
Biden u përpoq të kalonte situatën duke thënë: “Kjo është mbesa ime Natalie“. Më pas u korrigjua duke thënë “Jo, prit, kemi gabuar”, dhe prezantoi një mbesë tjetër: “Kjo është Natalie. Kjo është vajza e Beau-t”.
Joe Biden confuses his granddaughters: “no wait, I got the wrong one”https://t.co/BilAdbRGsJ pic.twitter.com/TUpumfFmlp
— RNC Research (@RNCResearch) November 3, 2020
Biden kishte vizituar më herët atë mëngjes varrin e Beau-t në Greenville, Delaware. Natalie Biden është vajza e Beau Biden, ndërsa babai i Finnegan Biden është Hunter Biden, djali tjetër i ish-zëvendëspresidentit.
Tabloidi britanik “Daily Mail” e quajti atë “gafën më të keqe të Bidenit deri më tani”, ndërsa Express tha se ishte “gafë e ditës së zgjedhjeve horror”.