Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë nis punën, fillon shqyrtimi i dosjeve në seanca publike (Njoftimi)


Gjykata e Lartë ka filluar shqyrtimin e çështjeve gjyqësore në seanca publike, sipas kalendarit të planifikuar dhe shpalljeve në faqen zyrtare të kësaj gjykate si dhe mjediset e saj.

Në njoftimin e këtij institucioni, u bëhet thirrje palëve në proces dhe avokatëve respektivë të cilët kanë bërë rekurse në këtë gjykatë, të kontrollojnë shpalljet zyrtare në faqen e Gjykatës së Lartë si dhe në stendat e vendosura jashtë mjediseve të gjykatës.

“Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen e palëve në proces dhe avokatëve, të cilët kanë paraqitur rekurse pranë kësaj gjykate, të konsultohen rregullisht më shpalljet zyrtare që bën Gjykata e Lartë në websitin e saj www.gjykataelarte.gov.al, “Lista e Çështjeve të Shpallura për Gjykim” si edhe në ambjentet e jashtme të gjykatës (stendat publike).” – thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *