Vendosni fjalën kyçe....

Jakup Krasniqi transferohet në dhomat e paraburgimit në Hagë


Dhomat e Specializuara të Kosovës konfirmuan arrestimin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe transferimin e tij në objektet e paraburgimit në Hagë.

“Arrestimi u krye nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të një aktakuze të konfirmuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe në zbatim të fletarrestimit dhe urdhrit për transferim, të lëshuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Në kryerjen e arrestimit, Zyra e Prokurorit të Specializuar pati edhe mbështetjen operative dhe logjistike të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), si dhe mbështetjen operative të Policisë së Kosovës, thuhet në komunikatë.

Arrestimi i Krasniqit, ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është bërë të mërkurën, pas rreth dhjetë orësh të qëndrimit të pjesëtarëve të Prokurorisë së Specializuar të Hagës në shtëpinë e tij në Prishtinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *