Katër persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit në vend lidhur me koronavirusin e ri.
Sipas njoftimit zyrtar, numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend ka shkuar në 536.
Së fundmi janë testuar 1725 persona nga të cilët janë zbuluar 396 raste të reja më Covid-19. Në tre spitalet në Tiranë janë të shtruar 338 persona.