Plagoset me armë zjarri një person në Fier. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:20.
Një 34-vjeçar është paraqitur në spitalin e Fierit me plagë në këmbë, ku ka kërkuar të marrë ndihmë mjekësore. Për fat të mirë ai është jashtë rrezikut, pasi kishte vetëm dëmtime të lehta.
“Më datë 03.11.2020, rreth orës 22:20, në Spitalin Rajonal Fier është paraqitur shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Fier, i dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
Në lagjen “8 Shkurti”, Fier, 34-vjeçari është plagosur me armë zjarri në këmbë nga persona ende të paidentifikuar.”– thotë policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.