Në 24 orët e fundit janë kryer 3 211 teste të dyshuara për koronavirus dhe prej tyre 1192 kanë rezultuar pozitivë në Maqedoninë e Veriut.
Kryeson Shkupi me 571 raste, e ndjekur nga Tetova me 87 raste dhe Kumanova me 63.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 22 viktima, ndërsa janë shëruar 359 persona. Rastet aktive me koronavirus në vend janë 12 002, ndërsa numri i viktimave ka arritur shifrën 1 071.