Vendosni fjalën kyçe....

Meta bën thirrje: Të vendoset menjëherë dialogu mes qeverisë dhe naftëtarëve


Presidenti i vendit Ilir Meta ka folur sot për grevën e grave të naftëtarëve në Ballsh, të cilëve u ka dalë në krah.

Meta apelon për vendosjen e dialogut mes qeverisë dhe naftëtarëve për të arritur në një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre. Ai thotë se kjo është e domosdoshme të bëhet përpara se gratë në grevë të rrezikojnë seriozisht jetën, pasi kanë 21 ditë të ngujuara.

“Është tepër e domosdoshme dhe bëj thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.

Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve. “– shkruan Meta.

Gratë naftëtare të Ballshit hynë sot në ditën e 21 të grevës së urisë, ndërsa dy prej tyre u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Së bashku me 18 ditë grevë nga burrat, naftëtarët e Ballshit kanë 39 ditë greva e akoma më shumë që protestojnë për të marrë pagat e prapambetura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *