Ministria e Drejtësisë ka fituar gjyqin lidhur me kontratën e byzylykëve të mbikëqyrjes elektronike për të paraburgosurit apo të dënuarit me arrest në shtëpi.
Në vendimin e dhënë nga Gjykata Administrative theksohet se kompanitë që kishin fituar tenderin nuk e kishin kryer shërbimin duke i dhënë të drejtë Ministrisë së Drejtësisë.
Vendimi i gjykatës kthen në buxhetin e shtetit një shumë preju rreth 2.2 miliardë lekësh. Vendimi i sotëm detyron fituesit e tenderit, bashkimin e kompanive: ‘Ratech shpk’, ‘Fastech shpk’ dhe ‘Soft & Solutions’ që të kthejnë shumën e parave të përfituara nga kontrata.
Në muajin shkurt të vitit 2017, Ministria e Drejtësisë bleu me kontratë 300 byzylykë elektronik, pas një verifikimi u konstatuar se ato nuk ndodheshin në këtë dikaster dhe mbaheshin në kundërshtim me ligjin dhe kontratën e firmosur nga bashkimi i kompanie private.
Në argumentimin e vendimit të gjykatës thuhet se kompanitë në fjalë nuk e kanë ofruar shërbimin në fjalë sipas kushteve të përcaktuara në kontratë dhe për këtë arsye duhet të kthejnë 2.2 miliardë lekë në buxhet.