Vendosni fjalën kyçe....

“Po thotë të pavërteta” – NBC i ndërpret fjalën Trumpit në konferencë live (VIDEO)


Rrjeti NBC i ka ndërprerë fjalën këtë të mërkurë, Presidentit Donald Trump, i cili po deklaronte se popullit amerikan po i bëhet një padrejtësi dhe se do të luftojë për këtë në Gjykatën Supreme.

Trump tha se ai i ka fituar zgjedhjet, mirëpo demokratët janë përpjekur t’i manipulojnë.

 “Ne po përgatiteshim për një festë të madhe. Po fitonim gjithçka, por papritur çdo gjë u anulua”, tha ai.

Në këto momente gazetarja e NBC-së ndërhyri duke mos lejuar publikun të dëgjonte ato çfarë Trump kishte për të thënë, me argumentin se po thoshte të pavërteta.

“Po dëgjojmë presidentin duke folur në Shtëpinë e Bardhë. Por na duhet të ndërhyjmë këtu pasi singreqisht ka disa deklarata që janë të pavërteta. Presidenti ka përmendur disa shtete si Georgia ku thotë se po fiton, apo se nuk ka ndonjë mënyrë që ta kapin në Pensilvani, por fakti është se ato shtete nuk kanë arritur të numërojnë të gjitha votat e tyre”– u shpreh gazetarja.


Ende është herët për të folur për rezultate përfundimtare pasi shtete të rëndësishme nuk e kanë përfunduar ende numërimin, por deri më tani Biden është duke udhëhequr garën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *