Vendosni fjalën kyçe....

Policia gjobit në korrespondencë Kryemadhin pasi u shfaq pa maskë në takime


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi dhe ish-deputetja e kësaj force politike, Kërpaçi, janë gjobitur sot me nga 30 mijë lekë për mosmbajtjen e maskës.

Kryetarja e LSI-së ka deklaruar se nuk është në dijeni të gjobës pasi nuk e ka ndaluar asnjë efektiv policie dhe as e ka firmosur një të tillë.

“Nuk jam në dijeni të gjobës pasi nuk më ka ndaluar asnjë polic.” – ka thënë Kryemadhi.

Ditën e sotmë Kryemadhi dhe ish-deputetja Kërpaçi ishin në Kombinat për një takim me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, shtëpitë e të cilëve nuk janë ndërtuar ende.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *