Pandemia e koronavirusit do të çojë në falimentimin e shumë kompanive ajrore teksa shumë prej tyre janë në zgrip ose janë marrë nën kontroll, tha kreu i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), Alexandre de Juniac.
Sipas tij, situata e transportit ajror është katastrofike, me trafikun ndërkontinental që ka rënë me më shumë se 90 përqind.
“Në Evropë, trafiku ajror është rreth 35 përqind e asaj që pamë vitin e kaluar.” – i tha ai radios BFM Business, duke paralajmëruar se sektori është në një ‘situatë jashtëzakonisht serioze dhe të vështirë’.
Ai shtoi se edhe nëse një pjesë e kompanive do mbijetojnë, ato do jenë shumë të vogla dhe të dobëta për të përballuar periudhën që do pasojë pas krizës globale.
De Juniac paralajmëroi se kjo do ndikojë negativisht edhe të udhëtarët të cilëve do u ofrohen me pak destinacione dhe do kenë më pak liri për të lëvizur.