Demokratja Jorida Tabaku i është përgjigjur kryebashkiakut Veliaj, pas publikimit të këtij të fundit të punimeve në gjimnazin ‘Sami Frashëri’ në Tiranë.
Ajo thotë se Veliaj duhet të lërë propagandën dhe t’u përgjigjet katër pyetjete.
Tabaku thekson se ndërsa kostot e shkollave të BE-së janë 700 mijë euro, ato të dyshes Rama-Veliaj e kanë koston 4.5 milionë euro.
- A u rehabilitua ‘Sami Frashëri’ pak muaj para se të shembej ndonëse EV tha që do rrojë me vite?
- Me çfarë fondesh po ndërtohet ‘Sami Frashëri’? Veliaj dhe Ahmetaj thanë me fonde të BE, ndërkohë që BE thotë që nuk po ndërton asnjë shkollë në Tiranë me fondet e saj.
- A është shpallur në buletinin e datës 27 Mars projektimi i ndërtimit të shkollës ‘Sami Frashëri’ dhe anuluar me datë 21 Prill? Që do të thotë se kur u prish me datë 24 Prill nuk kishte një projekt…
- Në ç’sirtar ka përfunduar procedura e përfunduar e tenderit për shkollën ‘Sami Frashëri’? Pse nuk është bërë publike? ER dhe EV duhet ta kenë dhe përgjigjen pse shkollat e tyre janë me kosto 4,5 milionë euro dhe të BE-së 700 000 euro.” – shkruan ndër të tjera Tabaku.