Janë mbyllur në Turqi operacionet e kërkim-shpëtimit as tërmetit të fuqishëm që goditi Izmirin dhe rrethinat e tij në brigjet e detit Egje.
114 persona humbën jetën nga lëkundjet 6.6 ballëshe ndërsa më shumë se 1 mijë persona u lënduan.
Rreth 22 mijë banesa pritet të inspektohen nga autoritetet ndërsa 180 ndërtesa janë dëmtuar rëndë ose rrëzuar, shkruan Anadolu Agency.