Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka ironizuar Komisionin e Vlerësimit të kandidatëve në Partinë Demokratike.
Topalli e ka krahasuar procesin me enverizimin dhe sipas saj krijoi një luftë civile brenda forcës politike.
“Nuk dua të gjykoj komisionin sepse unë shoh thelbin te mënyra e procedimit që s’ka lidhje me komisionin, qoftë me formularin që është fyes, qoftë edhe me formularin e dytë që kërkon që çfarëdo të ndodhë nga përzgjedhja apo nga eliminimi nga lista për kandidim, ti duhet të mbyllësh gojën dhe s’ke të drejtë të ankohesh dhe të thuash asnjë fjalë pakënaqësie. Ky është enverizëm. Përveç faktit që ka krijuar, në fillimet e veta, ky proces krijoi një luftë civile brenda forcës politike. Nuk e meriton PD-ja që ta fusësh në procese ku të votosh më të keqin. Nuk votohet më i keqi, as nuk votohet për inat. Votohet ai që ka emrin më të mirë, reputacionin më të mirë, ai që mbledh vota më shumë, jo ai që është servil më shumë apo ai që të propozon kunati. Kjo është e papranueshme. Ndaj edhe po them që di të bëj ndarje edhe shqetësimi edhe problemet e mëdha që ndodhin brenda asaj force politike“- tha Topalli.