Ish- kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli ka deklaruar se ka komunikuar vazhdimisht me ish- kryeministrin Sali Berisha, por që nuk e ka uruar për partinë e re.
E pyetur nëse Berisha e ka uruar për krijimin e forcës së re politike, lëvizjes së re në vend?
“Unë kam një komunikim të vazhdueshëm me zotin Berisha, por jo për çështjen e iniciativave që janë në mendjen dhe në shpirtin tim prej kohësh.
Ka përgjegjësi zoti Berisha për atë se çfarë po ndodh sot në PD, duke qenë lideri historik i saj dhe në njëfarë mënyre, nuk është gjë e fshehtë nëse themi se zoti Basha ishte i preferuari i tij për të qenë në krye të asaj force politike?
Një njeri që ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë, nuk mund të mbajë përgjegjësinë e pasuesit”-u përgjigj Topalli në një intervistë për Report Tv.