Sarah McBride zgjidhet si senatorja e parë transgjinore në historinë e SHBA-ve.
NBC shkruan se McBride ka fituar garën në Senatin e shtetit të Delaëare, duke u bërë senatorja e parë dhe e vetme transgjinore në SHBA dhe zyrtarja më e lartë transgjinore në vend.
“Shpresoj që sonte t’i tregoj një fëmije LGBTQ se demokracia jonë është mjaft e madhe edhe për ata.”– shkroi të martën në mbrëmje McBride. “Ndërsa Delaware vazhdon të përballet me krizën e Covid, është koha për të shkuar në punë për të investuar në politikat që do të bëjnë një ndryshim për familjet që punojnë.”
McBride e mundi lehtësisht republikanin Steve Washington për të përfaqësuar Delaware në Senat.
“Unë e kam kaluar jetën time duke luftuar që njerëzit të kenë dinjitet, paqe të mendjes dhe shanse të drejta për të qëndruar në këmbë dhe për të ecur përpara.”– tha McBride në një deklaratë d vitin e kaluar kur shpalli kandidaturën.
McBride, e cila është një ish-zëdhënëse e grupit të avokatisë të LGBTQ-së, fitoi famë në vitin 2012 kur ajo dha dorëheqjen si presidente e trupit studentor të Universitetit Amerikan dhe doli hapur si transgjinore në gazetën studentore të shkollës.
Ndërsa ishte ende në kolegj, ajo punoi me administratën e Obamës, duke u bërë gruaja e parë transgjinore që punoi në Shtëpinë e Bardhë.
McBride më pas u bë personi i parë trans që foli në një kongres të madh politik në vitin 2016, kur iu drejtua demokratëve në Filadelfia.