Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Krujë – Objektivi dyshohet se ishte Durim Bami, drejtonte makinën


Durim Bami kishte qenë në makinë me kushëririn Ervin Kodra, kur ky i fundit u plagos mbrëmjen e kaluar me armë. Madje ka qenë duke drejtuar makinën.

Sipas televizionit “News 24”, dy kushërinjtë e kanë kuptuar se do të qëlloheshin nga një makinë parallel dhe kanë devijuar automjetin. Si pasojë e të shtënave, ka mbetur i lënduar vetëm Ervin Kodra.

Të dy janë pyetur në Polici lidhur me ngjarjen, ndërsa paraprakisht dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë Bami. Dy kushërinjtë nuk kanë dhënë asnjë emër se kush dyshojnë se ka dashur t’i vrasë.

Mëngjesin e sotëm, policia ka gjetur një automjet të djegur i cili dyshohet se iu përket autorëve të atentatit. Durim Bami është një person i njohur për drejtësinë, pasi në vitin 2004 ka qenë i dyshuar për tentativë vrasje.

Mjeti i gjetur sot në Tapizë


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *