Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi publikon videon kundër Ramës: Ka marrë peng për 7 vite integrimin e Shqipërisë në BE


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka publikuar një video kundër kryeministrit Edi Rama të cilin e quan përgjegjësin e vetëm pse refuzohet të hapen nga Evropa negociatat për aderim.

Bardhi thotë se Rama e ka marrë peng për 7 vite integrimin evropian të Shqipërisë.

Edi Rama është përgjegjësi i vetëm pse Shqipërisë i refuzohet në mënyrë të persëritur nisja e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Etja e tij për pasuri dhe pushtet të paligjshëm, skemat e njëanshme për të ndryshuar vullnetin e shqiptarëve me ligje antidemokratike janë e vetmja pengesë për Shqipërinë në Europë.

Shqiptarët nuk e meritojnë pengmarrjen 7 vjeçare të procesit të integrimit europian nga Edi Rama. Kjo nuk është  çështje e brendshme e asnjë prej vendeve anëtare të BE siç mashtron Edi Rama pas çdo dështimi për të përmbushur kushtet.

Më 25 Prill shqiptarët do të vendosin edhe për të rikthyer Shqipërinë në kursin e reformave të nevojshme që mundësojnë nisjen e shpejtë të bisedimeve dhe antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Me Edi Ramën, armik i zgjedhjeve dhe i integrimit europian, Shqipëria nuk ka të ardhme!”-shkruan Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *