Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit si të fermentuar në Serbi.
Berisha e ka quajtur senatorin Dik Mari si serbofil dhe raportin e krijuar të tij të krijuar me material nga ish-prokurori i Beogradit.
“Kemi të bëjmë me një procedurë të paralajmëruar, krejtësisht dhe qartësisht, për vite e vite. Kemi të bëjmë me një proces, i cili në vlerësimin tim dhe bindjen më të thellë është fermentuar në Beograd”- tha Berisha.
Duke ju referuar faktit, që e njihte personalisht komisionerin, ai tha se Marti kishte qenë një serbofil i papërmbajtur.
“Unë e kam njohur senatorin Dik Marti, ishte një serbofil dhe rusofil me çizme, i papërmbajtur. Ai nuk i fshehte ndjenjat e tij proserbe. E ka pohuar vetë ish-Prokurori i Beogradit se raporti i Dik Martit në 70 apo 80 përqind paraqet material që vetë ish-prokurori i Beogradit ja kishte dërguar këtij rusofili të papërmbajtur”, u shpreh Berisha.