Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën në Kuvend duke sulmuar opozitën. Ai ka kujtuar krizat e viteve 1997 dhe 2013 ku thotë se mazhoranca e dikurshme shkaktoi dy humnera.
Ai nuk ka lënë pa hedhur kunja për presidentin ilir Meta dhe kreun e opozitës Lulzim Basha, duke thënë se ndryshe nga ’97 me formulën ”Jep 1, merr 2”, opozita tashmë e ka ”Jep 1, merr 3”, pasi sipas tij duke votuar Bashën merr edhe Kryemadhin me Metën.
”Ftesat për të mos u marrë me të shkuarën ,dhe për të mos iu kushtuar momenteve tragjike, janë ftesa të arsyeshme. Por mos mbahet parasysh se sot vitin 2020 problemi janë po ata njerëz. Dhe praktikisht kush sot kërkon që të rikthehet në krye të punës së vendit, është absolutisht i pandashëm nga e kaluara.
E kaluara pak më e largët, dhe e kaluara më e afërt. Kur shqiptarët u gjendën në zhgjëndrën e humnerës pasi u nxitën të investojnë paratë me moitivin jep 1 merr 2. Dhe pak më pas, ose shumë më pas kur Shqipëria u gjend në vitin 2013 pasi bëri zgjedhjen e duhur për t’i larguar nga detyra, të njëjtët njerëz me një tjetër gropëë borxhesh dhe likuiditeti.
Sot janë të njëjtët njerëz, me të njëjtën formulë, jep 1 të marrësh 3 madje.
Ftoj shqiptarët të votojnë për Lulin, dhe të marrin peshqesh Ilir Metën me Kryemadhin, se Saliu nuk diskutohet që është në barkun e Lulit, jo si lepur por si luan. që udhëheq lepurin në luftë.
S’kemi pse fshihemi prapa gishtit. E vërteta është kjo. Sot Shqipëria pavarësisht se ka kaluar një goditje që do të kishte gjunjëzuar padiskutim shumëkënd, dhe do kishte fundosur vendin në rast se në atë goditje do ishin ata që janë të papaunë, dhe shajnë e shpifin, akuzojnë, çorodisin, është jo në kushtet kur mezi mbahet, por po rindërton në ritme jashtëzakonisht të larta. Mjafton të bëjmë një krahasim jo shumë të komplikuara.”– tha Rama.