Kryetarja e Lëvizjes Socialistë për Integrim, e ndodhur në Durrës, në një takim me drejtuesit e këtij qarku deklaroi se duhet një frymë e ndryshimit.
Kryemadhi tha se shqiptarët sot duan shpresë dhe sipas saj LSI-ja do rigjallërojë jetën e qytetarëve.
Kryetarja e LSI-së premtoi se për Durrësin është rezervuar një plan strategjik ekonomik që do ndryshojë qytetin.
“Durrësi ka qenë gjithmonë lokomotivë në ndryshimin e realiteteve dhe sistemeve. Shqiptarët duan sot arsim më të mirë, shëndetësi cilësore, për të pasur punë dhe me paga të mira. Shqiptarët sot janë pa shpresë. Ndryshe nga propaganda, shqiptarët sot kanë shëndetësi të shtrenjtë. Durrësi ka nevojë për frymë të ndryshimit.
Rama vazhdon të japë koncesione. Janë rritur çmimet në mënyrë katastrofike. Shqiptarët sot duan shpresë dhe LSI do rigjallërojë jetën e qytetarëve me planin e saj strategjik e ekonomik për të ndryshuar realitetin në Durrës dhe në mbarë Shqipërinë. Ne jemi të vendosur për të rritur ekonominë e qytetarëve”-tha Kryemadhi.