Vendosni fjalën kyçe....

Pas dorëheqjes, Hashim Thaçi shkon në selinë e EULEX-it


Pak pasi dha dorëheqjen, presidenti Hashim Thaçi ka shkuar në selinë e EULEX-it. Ndaj tij kishte një urdhër paraqitje.  

Mediat në Kosovë kanë publikuar pamje të automjetit të tij duke hyrë brenda në selinë e EULEX-it.

Thaçi konsideroi këtë mëngjes se ndaj tij është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale. Për këtë arsye ai dha dorëheqjen, duke thënë se s’mund të lejojë që presidenti i Kosovës të dalë para gjyqit.

 “Do bashkëpunoj ngushtë me drejtësinë dhe nga ky moment jam në dispozion të drejtësisë. Unë besoj në të vërtetën dhe të ardhmen e shoqërisë sonë”, deklaroi Thaçi.

Presidenti tha se ky nuk ishte një fjalim lamtumire, ndërsa premtoi se do të dilte faqebardhë sa i takon çështjes së hapur me Gjykatën e Hagës.

“Të dashur qytetarë, më lejoni t’ju falënderoj për solidaritetin që keni treguar dhe mbështetje në këtë periudhë. Ju ftoj që të ruani qetësinë dhe të shmangi çdo manifestim me qëllim mbështetje. Drejtësia nuk bëhet në rrugë por me ballafaqim të argumenteve. Ju falenderoj për besimin që më keni dhënë. Kjo nuk është lamtumirë por mirupafshim. Do shihemi prap dhe do dalim faqebardhë. Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë tanë ndërkombëtarë.”– tha Thaçi.

Akuza i është konfirmuar edhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Dje po ashtu ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi është arrestuar nga hetuesit e Gjykatës Speciale dhe është dërguar për në Hagë.

Krasniqi është arrestuar në bazë të një aktakuze të konfirmuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *