Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e kushëririt të Durim Bamit, gjendet një makinë e djegur në Valias


Gjendet një automjet i djegur në fshatin Valias, që dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Krujë, ku mbeti i plagosur Ervin Kodra.

Autovetura e gjetur është ‘Volkswagen Golf 5’, e cila ishte e djegur totalisht. Ajo nuk kishte as numër shasie pasi i është fshirë. Brenda mjetit nuk janë gjetur armë.

35-vjeçari Ervin Kodra i cili është kushëri i Durim Bamit, mbeti i plagosur mbrëmjen e kaluar pasi u qëllua me armë në drejtim të mjetit me të cilin udhëtonte.

Ai është paraqitur në spitalin e Traumës me makinën e tij, dhe për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani policia ka shoqëruar 5 persona në polici, të cilët besohet se kanë dijeni mbi ngjarjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *