Gratë naftëtare të Ballshit kanë pohuar sot se i kanë kërcënuar që të dalin nga greva.
Ato ndodhen në ditën e 22-të të grevës ndërsa kanë theksuar se nuk do tërhiqen nga kërkesat e tyre.
Grevistet i bëjnë thirrje qeverisë që të gjejë një zgjidhje për kërkesat e tyre ekonomike si pagat e prapambetura e rifillimi i punës në uzinë.
“Na kanë marrë pa numër, me thurje. ‘Lini grevën, aty të vdisni’. Sharje nga më të ndryshmet që më vjen turp t’i publikoj. Nuk i kemi borxh askujt. Nuk e diskutoj fare se janë partiake. I bëjmë thirrje instancave të qytetit tonë që nuk kanë reaguar fare. Bashkisë së qytetit. Deputetit të zonës që paska qenë i shurdhët. Jemi futur për bukë këtu. Jemi të ngujuara ekonomikisht. Shpresa e vetme është vetëm kryeministri. Tek ai kemi sytë. Do dialog. Ai tek sheshi ne këtu. Pse duhet të trembet nga gratë. Të japë një zgjidhje.” – thotë një naftëtare, shkruan Shqiptarja.