Ushtarët e Gardës Kombëtare janë vendosur në disa qytete amerikane që janë përfshirë nga protesta të dhunshme.
Protestat më të mëdha po ndodhin në qytetet ku numërimi i votave të zgjedhjeve presidenciale në SHBA nuk ka përfunduar ende.
Protestuestat organizohen nga organizatat e majta, kryesisht Black Lives Matter e Antifa, të cilat kërkojnë largimin e presidentit Trump.
Në Portland, protestuesit thyen e plaçkitën disa dyqane ndërsa një pjesë e tyre u arrestuan nga policia e Garda Kombëtare.
Në Maricopa, Arizona, Garda Kombëtare ka rrethuar departamentin e zgjedhjeve pasi protestues të shumtë janë mbledhur jashtë teksa vijon numërimi i votave.