Sipas OSBE-së, zgjedhjet presideciale në SHBA janë menaxhuar mirë por janë zhvilluar në një klimë politike shumë të polarizuar, ndërsa akuzat e presidentit Trump kanë minuar besimin e publikut te institucionet demokratike.
Gjetjet u bënë të ditura në një raport të publikuar nga OSBE-ja lidhur me zgjedhjet e 3 nëntorit.
Sipas OSBE-së, në zgjedhje morën pjesë një numër i madh personash ndërsa duke iu referuar deklaratave të presidentit Trump, raporti i OSBE-së thekson se ‘zgjedhjet konkurruese të 3 nëntorit, edhe pse në përgjithësi u menaxhuan mirë, u zhvilluan në një klimë politike shumë të polarizuar, të ushqyer nga pasiguria masive ligjore dhe retorika agresive e fushatës, pa debate të gjera mbi politikat dhe me akuza të pabazuara për manipulim sistematik’.
Michael Georg Link, koordinatori i Misionit Vëzhgues të OSBE-së, bëri një vlerësim në lidhje me raportin dhe tërhoqi vëmendjen drejtpërdrejt mbi retorikën e kandidatit republikan.
“Zgjedhjet shumë konkurruese në SHBA u njollosën nga pasiguria ligjore sidomos nga presidenti në detyrë, për të minuar besimin e publikut me anë të pretendimeve të pabaza rreth mangësive sistematike, madje edhe gjatë natës së zgjedhjeve.” – u shpreh ai duke akuzuar presidentin Trump.
Michael Georg Link, lideri i misionit afat-shkurtër të OSBE, tha se akuzat e presidentit Donald Trump ‘dëmtojnë besimin e popullit tek institucionet e demokracisë’.
Po kështu në raport thuhet më tej se ato u menaxhuan mirë pavarësisht pandemisë Covid-19.
VINI RE: Raportin e plotë të OSBE-së për zgjedhjet presidenciale në SHBA e lexoni Këtu