Shefi i një prej spitaleve më të mëdha të Izraelit ka vendosur të porosisë një sasi të madhe prej 1.5 milionë dozash të vaksinës ruse kundër Covid-19, Sputnik V.
Ai argumentoi se shqetësimet mbi formulën e vaksinës kanë të bëjnë me tensionet që ekzgistojnë mes Moskës e Uashingtonit.
Zeev Rotstein, drejtor i Qendrës Mjekësore Hadassah të Jeruzalemit beson se kundërshtimet perëndimore janë më shumë politike sesa shkencore, duke i thënë gazetës izraelite Haaretz: “Është si gara e hapësirës. Nuk është çudi që rusët e quajtën vaksinën Sputnik 5 për këtë arsye. Ata donin të kujtonin amerikanët që arritën të parët në hapësirë.”
Rotstein tha se “rezultatet dhe siguria që kemi parë kanë qenë shumë të mira. Ekziston një probabilitet i mirë që vaksina të jetë e sigurt. Dhe ka një probabilitet të arsyeshëm që është gjithashtu efektive.”
Rusia u kritikua nga disa shkencëtarë ndërkombëtarë në gusht pasi u bë vendi i parë që miratoi një vaksinë kundër Covid-19.