Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, është gjobitur për herë të dytë ‘live’ për shkak se nuk mbante maskë.
Kryemadhi kishte shkuar të takojë banorët e Durrësit, por nuk mbante maskë në fytyrë dhe nuk ruante as distancën fizike.
“Keni shkelur aktin normativ për mos vendosjen e maskës. Keni kartë identiteti me vete” –i tha asaj polici.
Kryemadhi i përgjigjet: “Unë jam Monika Kryemadhi vëlla, e bija e Ramazan Kryemadhit. 8 prill datëlindja 74. 30 mijë lekëshi jot dhe i Edi Ramës nuk është asgjë përballë kësaj zonje, përballë atij zotërisë, përballë kësaj zonjës që i kanë ikur gjithë fëmijët. I trajtojnë pa personalitet, kanë pagat më të ulëta në rajon. Nuk ka gjobë që i zgjidh hallin”.
Ndërkohë që vijonin debatet mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë, një prej këtyre të fundit vijoi të merrte të dhënat e zonjës Kryemadhi.