Lionel Messi është akuzuar ashpër nga tifozët e ekipit pas paraqitjes së bërë mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Dinamos së Kievit, të fituar nga katalanasit me rezultatin e ngushtë, 2-1.
Ai u pa shumë i pamotivuar ndërsa në rrjetet sociale është postuar një video ku shfaqet Mesi që nuk duket aspak i interesuar edhe pse pranë tij kalon një lojtar kundërshtar.
Duket se as dorëheqja e presidentit Bartomeu nuk ka riparuar gjë në marrëdhënien e Mesit me drejtuesit e klubit dhe tifozerinë.
Tifozët shkruajnë në rrjetet sociale se Kristiano Ronaldo nuk do e kishte bërë kurrë atë që bëri argjentinasi.