Presidenti i SHBA-së, Trump, ka njoftuar në Twitter një fitore të madhe ligjore në Pensilvani, një nga shtetet ku numërimi i votave nuk ka përfunduar ende.
Në dy postime të njëpasnjëshme ai thekson se të gjitha shtetet e fundit që janë pretenduar të fituara nga rivali demokrat Biden do sfidohen ligjërisht. Trump thekson se votat janë manipuluar dhe për këtë ka prova të mjaftueshme.
“Fitore e madhe ligjore në Pensilvani. Të gjitha shtetet e fundit të pretenduara si të fituara nga Biden do të sfidohen ligjërisht nga ne për mashtrim me votat dhe mashtrim zgjedhor të shtetit. Ka mjaft prova – thjesht shikoni mediet. NE DO FITOJMë! Amerika e para!” – shkruan Trump.
Pensilvania është një nga shtetet ku Trump ka kërkuar ndërprerjen e numërimit dhe rinumërimin e votave.
Ai i akuzon demokratët për mashtrim me votat me postë duke kërkuar që votat e mbërritura pas 3 nëntorit të mos llogariten pasi janë të paligjshme.