619 qytetarë në mbarë vendin janë gjobitur me nga 30 mijë lekë për mosmbajtjen e maskës.
Nëntë prej tyre janë shoqëruar në polici pasi nuk kishin me vete dokument identifikimi e më pas janë lënë të lirë.
Numri i gjobave për maskën në vend vijon të mbetet i lartë ndërsa sipas vendimit të qeverisë ajo do faturohet në faturën e OSHEE-së dhe në rast mospagese, personit në fjalë mund t’i ndërpritet energjia elektrike.